Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Iran, ku një grua tërësisht e zhveshur, ka dalë në rrugët e qytetit.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Mashhad, qyteti i dytë i Iranit, ku gruaja pa asnjë rrobë në trup është filmuar teksa i del para një makinë policie. Pamjet tregojnë gruan duke u ngjitur mbi makinën, duke u bërtitur oficerëve dhe duke u ulur në xhamin e përparmë me krahët e saj ngritur.

Sipas raportimeve, kjo ishte një formë proteste ekstreme që gruaja kishte zgjedhur për të kundërshtuar trajtimin e grave në vend.

Sipas mediave lokale, një burrë që pretendon se është bashkëshorti i saj ka konfirmuar që ajo është marrë nën kujdes. Skenat dramatike vijnë mes një goditjeje të përshkallëzuar të qeverisë ndaj të drejtave të grave në Iran, ku autoritetet po shtrëngojnë rregullat e kodit të veshjes me një ligj të ri të diskutueshëm.

Projektligji i propozuar, ende për t’u miratuar zyrtarisht, thotë se çdo grua që gjendet ‘e zhveshur, gjysmë e zhveshur ose e veshur me veshje të pahijshme në publik’ mund të arrestohet menjëherë dhe t’i dorëzohet autoriteteve gjyqësore.