Pamje mbresëlënëse të shpërthimeve nga vullkani Etna po qarkullojnë në mediat sociale. Videot tregojnë hirin dhe tymin e zi që ngrihet në qiell ndërsa llava përhapet në zonë. Pamjet u regjistruan nga skiatorët që ishin në vendngjarje të shtunën.
Aktiviteti vullkanik ishte aq i fortë, saqë i shtyu shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Rrezatimit Vullkanik të lëshonin një alarm të kuq për aviacionin, niveli më i lartë.
Megjithatë, autoritetet thanë se fluturimet do të vazhdojnë të operojnë normalisht në një aeroport aty pranë, përveç nëse reja e hirit rritet. Etna, vullkani më i madh dhe më i lartë në Evropë, është një nga më aktivët në botë, prandaj shpërthimet ndodhin disa herë në vit.




