Një video e rëndë është bërë virale, ku tregohet një incident i ndodhur në një supermarket në Rusi.
Në video shihet se si punonjësja e supermarketit shtyu disa karroca pazari në shkallët lëvizëse, pa marrë parasysh njerëzit që po lëviznin aty. Karrocat marrin para gruan që rrëzohet në tokë e lënduar, teksa thyejnë edhe xhamat e godinës.
Punonjësi më pas zbret me vrap poshtë shkallëve lëvizëse, por nuk duket se përpiqet ta ndihmojë viktimën. Gruaja besohet se ka ngritur një padi kundër punëtorit, i cili mendohet se është i kontraktuar nga një kompani pastrimi.




