Influencuesi australian Lil Golo tentoi një akrobacion të çuditshëm, duke kaluar nëpër 1000 shirita ngjitës, veprim ky që i rrezikoi jetë. Ai përfundoi në spital pasi u rrëzua keq. Në garën për pëlqime, ndjekës dhe famë në internet, disa influencues vendosin për gjëra absurde, madje duke rrezikuar jetën e tyre duke bërë “akrobacione” qesharake. Një personazh i tillë në internet nga Australia së fundmi filmoi një “test” për YouTube që e çoi atë në spital. Lil Golo sfidoi veten të kalonte nëpër një mur me shirit ngjitës, për të parë se sa shirita do të duheshin për ta ndaluar atë.
Videoja tregoi se australiani vraponte pa bluze përmes rripit të shiritit, në pjesën këndit të lojërave. Miqtë e tij që e filmojnë brohorasin teksa ai kalon nëpër 100 shirita me vështirësi. Në vend që ta mbajë pengesën tjetër në 200 ose 500 shirita, ai zgjedh të shkojë direkt në 1000 shirita. Një turmë mblidhet për ta brohoritur ndërsa ai vrapon në murin e shiritit dhe përplaset në tokë.