Një video virale në të cilën protagonist është presidentit izraelit Benjamin Netanyahu ka ngritur alarmin, se Evropa mund të jetë shënjestra e radhës e Izraelit.

Kryeministri izraelit shfaqet duke u ngjitur në disa shkallë, teksa krah tij janë dhe disa gazetarë. Një prej tyre e pyet se çfarë libri është duke lexuar aktualisht dhe Netanyahu i përgjigjet se po lexon “Hebrenjtë kundër Romës”, një libër i vitit 2025 nga historiani Barry Strauss. Kur u pyet se çfarë e shtyu ta lexonte, Netanyahu u përgjigj: “Epo ne e humbëm luftën e parë, mendoj se duhet ta fitojmë tjetrin.”

Libri detajon dy shekuj rebelimesh hebraike kundër Perandorisë Romake dhe eksploron se si populli hebre, pavarësisht disfatës ushtarake, ruajti identitetin dhe besimin e tij.