
Presidenti i Amerikës Joe Biden nuk e ka problem t’i lërë anash punët e shtetit dhe të bëjë këshillueshin e adoleshentëve.
Nga një video e shpërndarë në rrjet shihet se ai i dha këshilla të urta dhe të pakërkuara një adoleshenteje se me kë dhe kur të takohej.
Biden ishte në Irvine, për një ngjarje ku ai po reklamonte politikat dhe planet e administratës së tij për të ulur inflacionin. Pasi u mbyll, ai pozoi për një foto me një adoleshente dhe nënën e saj në turmë.
“Jo djem seriozë deri sa të jesh 30,” tha Biden.
Ai thotë se ua ka thënë vajzave/mbesave të tij këtë, dhe me sa duket është ndjerë i detyruar ta përcjellë atë. Adoleshentja qesh në mënyrë të sikletshme dhe thotë “OK” dhe kur mamaja e saj e pyet se çfarë tha, ai e përsërit atë. Nëna thotë se do ta ketë parasysh këtë dhe të gjithë thjesht qeshin.
President Joe Biden grabs a young girl by the shoulder and tells her “no serious guys till your 30” as she looks back appearing uncomfortable, secret service appears to try to stop me from filming it after Biden spoke @ Irvine Valley Community College | @TPUSA @FrontlinesShow pic.twitter.com/BemRybWdBI
— Kalen D’Almeida (@fromkalen) October 15, 2022