Venedikasit u zgjuan të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një pjesë ujë në kanalet qendrore të qytetit dukej se ishte kthyer në jeshile fluoreshente.
Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent.
Janë të shumta spekulimet se çfarë mund të ketë bërë që uji rreth urës së famshme të Rialtos të ndryshojë ngjyrë.
Teoritë variojnë nga lëshimi i bojës deri te një protestë nga aktivistët mjedisorë
#28maggio #Venezia, Canal Grande colorato di verde e quello che hanno costatato questa mattina i #vigilidelfuoco intervenuti insieme ad @arpaveneto per dei prelievi per analizzare la colorazione anomala #soccorsiquotidiani pic.twitter.com/tzKoQqEXvx
— VigilFuoco Veneto (@vvfveneto) May 28, 2023