Të shtëna me armë janë raportuar në Sydney gjatë një feste hebraike, “Hanukkah”.

Sipas BBC të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

Policia e Uellsit ka dhënë detaje paraprake duke njoftuar dy personat që dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri janë “neutralizuar”.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kryeministri Australian gjithashtu ka reaguar duke u shprehur se “Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, shton ai.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)