Një peshk në det të thellë është kapur së fundmi në kamera në një moment të rrallë në brigjet Tenerife të Spanjës. Condrik Tenerife, një organizatë spanjolle e ruajtjes dhe fotografi detar David Jara Borguna, ndanë pamjet e peshkut të pazakontë në një postim në Instagram.
Postimi e përshkruante krijesën e detit si “një peshk legjendar që pak njerëz kanë pasur privilegjin ta vëzhgojnë të gjallë”. Videoja tregon peshkun e jashtëzakonshëm që noton nga thellësitë e tij të detit, duke e lejuar atë të vëzhgohet në mënyrë mahnitëse jashtë habitatit.


