Prej thuajse një viti tashmë, Irani po përballet me protesta të dhunshme kundër regjimit të liderit dhe shtypjes së gruas.
Por përtej dhunës së autoriteteve, gratë dhe vajzat në Iran duhet të përballen dhe me burrat që kundërshtojnë daljen e tyre në publik pa u mbuluar.
Së fundmi në një video të publikuar nga BBC, shihet se si një qytetar ka sulmuar dy gra në një dyqan të cilat ishin pa shami. Ai ka gjuajtur në kokë me kos i revoltuar duke shkaktuar zemërim nga kalimtarët.
Gjyqësori i Iranit ka thënë se dy gratë janë arrestuar për shfaqjen e flokëve të tyre, gjë që është e paligjshme në Iran ndërsa burri që i sulmoi është arrestuar edhe për prishje të rendit publik.