Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 33-vjeçar, i dënuar për vrasjen e një fëmije, është ekzekutuar në burg nga 3 të dënuar të tjerë. Mediat vendase kanë publikuar videon e kapur nga kamerat e sigurisë të burgut, ku shihet momenti që vrasësi i bandave Mark Fellows, i njohur si ‘Njeriu i Akullit’, Lee Newell, i cili më parë vrau një tjetër vrasës fëmijësh në burg dhe vrasësi i dënuar, David Taylor i zunë pritë Kyle Bevan, 33 vjeç, në qelinë e tij.

Bevan, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dyvjeçare të partneres së tij Lola James, u godit me thikë më shumë se 25 herë përpara se vrasësit ta vendosnin trupin e tij në shtrat për ta bërë të dukej sikur po flinte.

Kyle Bevan po vuante dënimin prej 28 vitesh burg pasi e sulmoi për vdekje vajzën dyvjeçare Lola James në shtëpinë e saj në Haverfordwest, Pembrokeshire, në vitin 2020.
Lola James, 2-vjeçarja e vrarë nga Kyle Bevan