Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një lagje në Indi, teksa disa krokodilë kanë dalë nga thellësia e tokës.
Një grup burrash kanë hasur një skenë që i ka lënë pa fjalë, kur dëgjuan një zhurmë të pazakontë që vinte nga një trotuar i plasaritur.
Të intriguar, ata u afruan më shumë, por vunë re 3 krokodilë duke dalë nga toka.Duke dalë nga thellësitë, zvaranikët kishin thyer sipërfaqen e rrugës duke kërkuar me dëshpërim një rrugë shpëtimi.
Një video që dokumenton ngjarjen e jashtëzakonshme u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale. Një burrë iu afrua me kujdes krokodilit të parë, për ta vënë në kontroll. Më pas del një krokodil i dytë.
Ndërkohë, krokodili i tretë ka mbetur i fshehur, duke ekspozuar vetëm një pjesë të bishtit.
View this post on Instagram