Një krokodil gjigand terrorizoi banorët e një fshati në Indi, teksa papritmas u shfaq rrugëve.

Ai kishte hyrë në fshat nga një lumë që gjendet aty afër, por fatmirësisht nuk sulmoi asnjë njeri.

Një video, e cila është bërë virale, tregon vendasit që ndjekin krokodilin nga një distancë e sigurt.

Zyrtarët e botës së egër më vonë e shpëtuan kafshën dhe e lëshuan përsëri në lumë.

Shihni videon e publikuar nga BBC./Gazeta SHQIP