Një telefonatë surprizë ka marrë kryeministri i ri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, teksa jepte një intervistë telefonike. Kur ai u përgjigj, dëgjoi në anën tjetër të linjës Tajip Erdogan, i cili e telefonoi për ta uruar për zgjedhjen e tij.
I entuziazmuar nga telefonata, Ibrahimi donte të ndante mesazhin e tij me botën, duke e vënë presidentin turk në telefon. “I dashur vëlla, ju përgëzoj nga zemra për fitoren e koalicionit që drejtoni në zgjedhjet e 19 Nëntorit dhe për marrjen e kryeministres.
Malaysia’s new Prime Minister Anwar Ibrahim was holding a press conference when he received a congratulatory phone call from Turkish President Recep Tayyip Erdogan.
Anwar took the call and put Erdogan on speaker. https://t.co/yDN0weUT3x pic.twitter.com/IvO4fM2z1M
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) November 25, 2022
Kryeministri i Malajzisë e falënderoi atë, duke e quajtur atë “një burim frymëzimi”. “Ti ke qenë një vëlla i mirë për mua në kohë të vështira dhe mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona”, shtoi ai.
Presidenti turk nga ana e tij ka uruar që Ibrahimi të formojë sa më shpejt qeverinë. “Ne kemi perspektiva të mëdha për bashkëpunim në fushat e industrisë së mbrojtjes, tregtisë, ekonomisë dhe kundër terrorizmit”.