Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të Sergey Lavrov në India, ku diplomati rus ndërpreu fjalimin pasi telefoni i një gazetari nisi të binte në sallë.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gazetari iu përgjigj telefonatës dhe tentoi të fliste me zë të ulët, por zëri i tij u dëgjua gjatë konferencës. Në atë moment, Lavrov ndaloi deklaratën dhe iu drejtua me tone të ashpra në anglisht:
“Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai.
Menjëherë më pas, kryediplomati rus iu drejtua personelit të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!”
Pas pak sekondash, Lavrov shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, e dini”.
Komentet e tij u pritën me të qeshura nga disa të pranishëm në sallë, duke u interpretuar si shaka. Megjithatë, në videot e publikuara online, Lavrov nuk shfaqet duke buzëqeshur, çka ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.
Lavrov and top-class diplomacy:
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 15, 2026
"If you don't surrender your phone, they'll take out a gun, you know?" he told a journalist that was seemingly speaking on the phone during Lavrov's speech. pic.twitter.com/Nk9H10AA5f
