Mediat e huaja kanë zbuluar detaje nga takimi mes presidentit Francës Emmanuel Macron dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa kanë publikuar një video. Në pamje, dy homologët diskutojnë për mbërritjen e Zelenskyt në Francë, por mbi të gjitha për takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Pasi dy liderët shkëmbyen përshëndetje, Macron e pyeti udhëheqësin ukrainas se sa kohë do të qëndronte në Francë për konferencën e G7-ës. Zelensky i përgjigjet duke thënë e do të ishte në gjendje të qëndronte vetëm një ditë të plotë, pasi duhej të udhëtonte për në Bruksel të enjten.
Pastaj Macron pyeti nëse Zelensky kishte një takim dypalësh. ‘Me Presidentin Trump?’, u përgjigj Zelensky. Pas kësaj, krerët e shteteve folën me zë të ulët për më shumë se njëzet sekonda përpara se Macron të rikthehej më me zë të lartë: “Në rregull, do ta organizojmë këtë.”
Të dy mund të kenë qenë duke u përpjekur të shmangin mundësinë që biseda e tyre të bëhej publike. Pastaj Macron përmendi një takim të ardhshëm të G7 përpara se ai dhe Zelensky të ulnin përsëri zërin. Të dy udhëheqësit u takuan me Presidentin më vonë të martën.
