Dhjetëra qytetarë serbë janë duke pritur në radhë pranëInstitutin të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak për të plagosurit nga masakra e ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’.

Qytetarët në shenjë solidarizimi u janë përgjgjur thirrjeve dhe po dhurojnë gjak, për operacionin e 6 fëmijëve të plagosur dhe mësueses së historisë, shkruajnë mediat vendase. 

Kujtojmë 14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar.

Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)