Grupi i hakerave “Anonymous” i ka dërguar ditën e sotme një video-mesazh presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me Kosovën.
Hakerat kërcënojnë Vuçiç, duke i kërkuar të ndalojë sulmet ndaj Kosovës, përndryshe do duhet të presë sulmet e tij.
“‘Anonymous’ nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni neve”, thuhet në postim.
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
“#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don’t stop your dangerous actions in #Kosovo.” pic.twitter.com/dNOqfmhIdn
— Anonymous TV ?? (@YourAnonTV) December 29, 2022
Kujtojmë, se më herët Anonymous ka dalë dhe në mbrojtje të Ukrainës, duke sulmuar qeverinë ruse, por edhe mediat e Kremlinit.