Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend.
Duket se bandat vendase kanë nisur të përdorin macet si shpërndarëse të drogës. Ministria e Drejtësisë së Kosta Rikës zbuloi se rojet në burgun Pococi kapën një mace duke u ngjitur mbi gardhin e institucionin e vuajtjes së dënimit. Macja u përdor për të kontrabanduar drogë tek të burgosurit.
Rojet e burgut e kapën macen ndërsa ajo po ngjitej në majë të një gardhi me zinxhirë me tela me gjemba. Në trup asaj iu gjetën rreth 236 gramë marijuanë dhe rreth 68 gramë heroinë.
Zyrtarët thonë se po shqyrtojnë pamjet e sigurisë për të gjurmuar lëvizjet e maces përpara se të zbulohej nga rojet e burgut, në një përpjekje për të kuptuar se kush u përpoq të kontrabandonte drogën në qeli dhe për cilin nga të burgosurit ishte dërguar.