Momente paniku kanë përjetuar tre persona në Kinë, kur papritmas ashensori në të cilin ata po hipnin, ka bërë një rënie të lirë. Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht dhe është kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç shihet në pamjet e frikshme, ashensori befas bën një “zhytje”, duke i hedhur në ajër të tre pasagjerët, ndërsa njëri godet tavanin.

Shikoni videon:

“Gjithçka po rrotullohej. Ne të gjithë u hodhëm në ajër para se të binim në dysheme”- tha Li, një nga pasagjerët, për Newsflare.

Li, i cili jeton në një apartament në katin e 25-të, kujtoi se si ashensori “ndaloi në zbritje”.

“Ai u mbërthye dhe nuk lëvizi,” shpjegoi ai, duke shtuar se ashensori filloi të lëkundet sapo arriti në katin e katërt.

Pas rënies, Li më pas kontaktoi me administratorët dhe shërbimet e urgjencës, të cilët i çuan tre personat në spital.