Një ngjarje e tmerrshme ndodhi në Egjipt, ku nëndetësja turistike Sindbad u fundos në Detin e Kuq me kapakët ende të hapur, duke shkaktuar panik mes turistëve.

Pamje tronditëse tregojnë momentin kur nëndetësja fillon të zhytej ndërsa turistët ishin ende duke hipur mbi të. Uji nisi të ngrihej shpejt rreth këmbëve të tyre, duke shkaktuar britma të dëshpëruara, veçanërisht te fëmijët.

Nga tragjedia humbën jetën gjashtë rusë, përfshirë dy fëmijë, ndërsa 39 persona u shpëtuan. Nëntë të tjerë u plagosën, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Një turiste ruse, Regina, e cila ishte në bord me dy fëmijët e saj, tregoi për mediat se momenti ishte kaotik. “Ishte një egjiptian që po mbikëqyrte hipjen dhe ai bërtiti: ‘Ndal! Ndal!'”, por ekuipazhi brenda nuk e dëgjoi.

Ajo arriti të notonte për të shpëtuar, por denoncoi mungesën e masave të sigurisë: “Nuk kishte jelekë shpëtimi, as unaza shpëtimi, asgjë”.

Ekuipazhi i nëndetëses tani po merret në pyetje nga autoritetet egjiptiane, ndërsa guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafy, konfirmoi se anija kishte një licencë të vlefshme dhe stafi zotëronte certifikatat e nevojshme.//TheSun