Një person, i cili është përpjekur të marrë peng një vajzë 4-vjeçare në sy të nënës së saj në një restorant në Afrikën e Jugut, është ndaluar në kohë rekord.


Pamjet shokuese tregojnë 24 vjeçari që futet me shpejtësi në restorant nga hekurat dhe kap vajzën e vogël nga qafa në sy të nënës së saj të tmerruar.


Në video duken 2 gra duke folur dhe një fëmijë në tavolinën e një restoranti picash. Sapo hyn agresori drejtohet për nga vajza.


Për fat të mirë të prnishmit ndërhynë menjëherë duke e shtrirë përtokë të riun.