Një ngjarje e rëndë dhe e mbushur me mister ka ndodhur një Irlandë, ku një grua u gjet brenda një valixheje, në bagazhin e një autobusi.

Sipas mediave të huaja, fillimisht qarkulloi një video online, ku shihej se një burrë hapte valixhen brenda bagazhit dhe aty ishte një grua. Personi që e regjistron afrohet dhe e hap zinxhirin dhe gjen gruan që duket e frikësuar dhe e çorientuar.

Një burrë dëgjohet duke e pyetur: “Kush të futi aty?”, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, përgjigjet: “Faleminderit Zotit, faleminderit Zotit”, përpara se të ulet duke mbajtur kokën me duar.

Gruaja raportohet se ishte një “pasagjere e paautorizuar” në një nga shërbimet e kompanisë. Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat gruaja u gjet në valixhe dhe u mor në autobus dhe ende nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të saj apo nëse është paraqitur ndonjë ankesë.