Një foshnjë gjashtëmuajshe është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Cali të Kolumbisë, në një prej momenteve më prekëse pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi vendin mëngjesin e së hënës, më 10 gusht.

Pamjet e shpëtimit, të publikuara në rrjetet sociale, janë bërë virale dhe kanë sjellë një shkëndijë shprese mes skenave të shkatërrimit të shkaktuara nga tërmeti. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodheshin në një prej ndërtesave të shembura në Cali, kur gjatë operacionit konstatuan shenja jete nën rrënoja. Pas ndërhyrjes, shpëtimtarët arritën të nxirrnin foshnjën të gjallë. Nën rrënoja ndodhej edhe nëna e foshnjës, e cila, sipas raportimeve, ishte përpjekur ta mbronte fëmijën e saj në momentin kur ndërtesa u shemb.