Pasi rrëzuan qeverinë e tij dhe e detyruan të arratisej nga vendi, rebelët duket se kanë marrë “nën kontroll” dhe disa nga pasuritë marramendëse të Bashar al-Assad.
Disa pamje tregojnë koleksionin e makinave të presidentit të rrëzuar të Sirisë, të vendosura në një garazh afër pallatit të tij kryesor në Damask.
A small view of Assad’s car collection seen at the Presidential palace. pic.twitter.com/3QK3BdMkjy
— Breaking911 (@Breaking911) December 8, 2024
Një video, e filmuar nga një individ që po kalon mes koleksionit, tregon më shumë se 40 automjete luksoze. Disa nga makinat që shihen në pamjet janë një Ferrari F50 i kuq, i cili zakonisht shitet për më shumë se 3 milionë dollarë, një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Bentley. Një video tjetër, e filmuar nga njerëz që ecin përmes garazhit, tregon të njëjtin koleksion makinash.
Përballë një ofensive rebelësh të jashtëzakonshme të shpejtë, Assad dhe familja e tij ikën në Moskë dhe iu dha azil politik nga vetë presidenti Vladimir Putin.