Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd dhe prokurorët thanë se do të shqyrtonin një motiv të mundshëm racist.

Një i dyshuar, 69 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe rezultoi se ai ishte liruar nga burgu pak kohë më parë.

Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Strasburg-Saint Denis në lagjen e 10-të të Parisit.

Nuk ka asnjë motiv të konfirmuar për të shtënat, por prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, konfirmoi se i dyshuari ishte akuzuar më parë për dhunë raciste.

Incidenti në të cilin ai sulmoi tendat në një kamp emigrantësh në Paris me shpatë, ndodhi në Bercy më 8 dhjetor 2021. Nuk ishin të qarta arsyet e lirimit të tij.