Përmbytjet në Texas kanë ngritur alarmin. Teksa deri më tani janë shënuar 60 viktima. Por fakti më tronditës është se rreth 27 fëmijë rezultojnë të zhdukur, pas goditjes së vendit nga reshjet të dendura e stuhi.

“27 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe”, deklaruan zyrtarët.

Deri më tani siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 850 njerëz në rreth 36 orë. Ndërsa vazhdojnë pa ndaluar kërkim për të gjetur persona të tjerë që janë ende të zhdukur.

Nga pamjet e ndara në rrjete sociale, por edhe nga mediat ndërkombëtare, zona e Texas shihet e gjitha e shkatërruar, dhe e “mbuluar” nga uji.