Prej 5 ditësh tashmë, ishulli i Rodosit në Greqi është nën pushtetin e flakëve.

Vatrat e zjarrit sa vinë e përhapen, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era. Por ditën e sotme ka ndodhur një fenomen i rrallë dhe i rrezikshëm.  Sipas autoriteteve greke, zjarri ditën e sotme ka shpërthyer, duke shfaqur sjellje ekstreme.

Video e mëposhtme tregon krijimin e një tornado zjarri në majë të një kodre.

Siç është bërë e ditur, sipas hartës së parashikimit të rrezikut nga zjarri për nesër, të dielën, rrezik ekstrem nga zjarri parashikohet në Atikë, Evia, Boeotia, Focida, Phthiotis, Larisa, Argolis, Korinthia, Messinia. Vala e re e të nxehtit krijon kushte të rrezikshme për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve.