Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e sotme, ku një rëshqitje toka e papritur i ka shokuar të gjithë.
Ngjarja ndodhi në një kantier ndërtimi ku papritur u hap një gopë, duke përpirë makinat e parkuara aty pranë. Sipas informacioneve, fundosja e tokës u shkaktua nga një çarje e një tubi uji gjatë punimeve për të instaluar fibra optike.
Policia ka kryer një arrestim në lidhje me incidentin, një 28-vjeçar i cili është përgjegjës për projektin e fibrave optike.
