Një ngjarje e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi, ka ndodhur në Brazil në një aeroport.

Sipas mediave të huaja, një zjarr shpërtheu në një makinë ngarkimi bagazhesh pranë avionit. Siç shihet në video, flakët arritën në aeroplan ndërsa ai po përgatitej për ngritje.

Raportohet se tymi nga zjarri hyri në aeroplan, duke shkaktuar panik midis 180 pasagjerëve. Falë qetësisë së ekuipazhit, 180 pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga avioni pa asnjë lëndim.