Helikopteri me të cilin po udhëtonte Presidenti i SHBA, Donald Trump, në Britaninë e Madhe, ka pësuar një defekt dhe ka bërë një ulje emergjente teksa ishte nisur drejt Aeroportit Stansted.

Sipas raportimeve, një problem hidraulik bëri që helikopteri të ulej në mënyrë emergjente në Aeroportin e Lutonit ndërsa Daily Mail ka publikuar dhe pamje nga momenti i nisjes.

Në bord ndodheshin Presidenti i SHBA, Donald Trump, bashkëshortja e tij, Melani Trump dhe stafi shoqërues.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku zhvilloi takime me familjen mbretërore dhe krerët e shtetit.