Donald dhe Melania Trump janë kthyer në vëmendje të mediave botërore, por këtë herë jo për shkak të deklaratave apo punës së tyre të rëndësishme.

Çifti presidencial amerikan janë protagonistë të një videoje virale, ku ata shfaqen duke debatuar me njëri-tjetrin. Në video, Trump shihet teksa i drejton gishtin Melanias, e cila vijon të flasë dhe njëkohësisht tund kokë në shenjë mohimi.

Pamjet janë filmuar të mërkurën në mbrëmje, ndërsa çifti po kthehej nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.  Klipi përfundon me dyshen që zbresin nga avioni dhe kapin dorën e njëri-tjetrit ndërsa ecin nëpër parkun e Shtëpisë së Bardhë.