Një zjarr i vogël shpërtheu në një avion të Turkish Airlines pasi u ul në Kathmandu, kryeqytetin e Nepalit, duke detyruar autoritetet të mbyllnin aeroportin për rreth një orë deri në vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas autoriteteve të aviacionit civil nepalez, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasme të djathtë të avionit Airbus A330-300, i cili kishte mbërritur në Katmandu nga Istanbul.

Në bord ndodheshin 277 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të zbresin shëndoshë e mirë nga avioni.

Lajmi u konfirmua për Reuters nga zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, i cili bëri të ditur se situata u vu shpejt nën kontroll dhe nuk pati të lënduar.