Personazh i njohur i botës së krimit në Mal të Zi, Marko Ljubiša Kan i ka shpëtuar ditën e sotme një atentati mafioz. Sipas mediave malazeze Marko Ljubiša Kan i njohur me nofkën “Kan”, po qëndronte në pishinën e një hoteli, teksa një person, i veshur si turist e qëllon me armë.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat malazeze, autori shfaqet duke zbritur tinëz shkallët, e qëllon Kanin dhe largohet me shpejtësi. Edhe pse qëlloi shumë pranë, Kan nuk u plagos, duke i shpëtuar atentatit.
Khan është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal Škaljari, dhe Vijesti publikoi disa komunikime të Sky në të cilat grupi Kavača po planifikon vrasjen e tij.
Sipas të dhënave të njohura, ndaj Ljubishit u bënë të paktën tre atentate në shtator 2017 në Budva, në janar 2020 në Beograd dhe përsëri në mars të vitit pasardhës në metropolin e turizmit malazez.
