Një ngjarje e papritur shënoi paraqitjen e letrave kredenciale për ambasadorët në Spanjë nga Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia me ambasadorin iranian.

Siç shihet në video, kur ishte koha për diplomatin iranian, Hassan Ghasghavi, ai shmangi shtrëngimin e dorës me mbretëreshën Letitia duke ia dhënë mbretit Felipe.

 

Lëvizja e tij shkaktoi edhe një vështrim qortues nga Letitia.

Siç raporton El Pais, pas revolucionit islamik të vitit 1979 dhe ngritjes së regjimit teokratik në Iran, iranianët nuk lejohen të shtrëngojnë duart me asnjë grua në publik.