Dy helikopterë zjarrfikës janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e Psathës në Greqi teksa shërbenin për shuarjen e flakëve.

Mediat greke raportojnë se helikopterët u ngritën nga aeroporti ushtarak i Elefsinës.

Për fat, ekuipazhi i një prej helikopterëve është gjallë dhe ka mundur të flasë me autoritetet.

Në të dy helikopterët pilotët janë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët e misionit janë grekë. Helikopterët ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili kishte nga dy persona në bord.

Në vendngjarje janë dërguar katër autoambulanca të shërbimit të urgjencës dhe një njësi e lëvizshme mjekësore.