Gjashtë oficerë policie në Londër e kanë pësuar keq, për shkak se janë filmuar duke luajtur topa bore gjatë orarit të punës.
Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të policisë Stoke Newington, shkruan DailyMail. Efektivët ishin duke shijuar momentin argëtues mes tyre, por duket se aventura zgjati shumë pak pasi ata janë shoqëruar në Policinë Metropolitane, pas një denoncimi anonim.
Pamjet u filmuan nga stafi në Kishën e Shën Palit në perëndim të Hackney të hënën pasdite, kur kryeqyteti u mbulua nga bora, e cila arriti në trashësi katër centimetra.
Pas postimit të videos në internet është bërë një denoncim në Policinë Metropolitane. Klipi prej 30 sekondash tregon gjashtë oficerë të uniformuar duke zbritur nga një furgon policie.