Një video prekëse e regjistruar gjatë tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën po bën xhiron e rrjetit dhe ka emocionuar mijëra njerëz.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet një burrë i moshuar, i cili në momentet e panikut mban fort dorën e partneres së tij, teksa lëkundjet e forta të tërmetit trondisin banesën ku ndodheshin.
Gruaja duket se ka vështirësi në lëvizje, ndërsa i moshuari qëndron pranë saj gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur ta qetësojë dhe ta mbrojë mes frikës dhe pasigurisë.
Skena është cilësuar nga shumë qytetarë dhe përdorues të rrjeteve sociale si një simbol i dashurisë, besnikërisë dhe përkushtimit në momentet më të vështira.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në internet, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën.
🇻🇪 Heartbreaking moment: Elderly man holds tightly to his partner's hand, shielding her as the Venezuela earthquake shakes their home.
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 25, 2026
pic.twitter.com/BO1K8iZMcH
