Të gjithëve kemi provuar ushqime të tharta që na kanë detyruar të bëjmë mimika të çuditshme dhe qesharake.
Megjithatë, një e re ka përjetuar më shumë se kaq, teksa provoi karmaelet “më të tharta në botë”.
E reja vendosi ta ndante me ndjekësite saj këtë moment, teksa provonte karamelet me emrin “Vdekja e zezë”.
Në nisje të videos, vajza shpjegon se karamelet nuk këshillohen që të provohen nga fmëijë nën 8 vjeç, teksa merrn jë prej tyre dhe e fut në gojë. Pas kësaj, ajo fillon të bëjë sjellje të pakontrollueshme, dhe bërtet duke kapur kokën e saj me duar. Pas disa minutash me lëvizje të pakontrolluara, ajo ndalon dukle fillaur të qajë.
Komentuesit ishin të shpejtë, duke i thënë vajzës se dukej sikur ishte pushtuar nga djalli.
Karamelet “Black Death Mega Sours” kushton 3,60 paund për një qese 200 g dhe kanë aromë limoni, ndërsa përbëhen nga një shtresë acidi i ngrënshëm në sipëfaqe, teksa në qendër përmbajnë një acid tepër të fortë.