Janë publikuar pamjet e para nga epiqendra e tërmetit 7.8 ball, që goditi ditën e sotme turqinë.

Nga videot e mediave vendase, shihet se lagjja Pazarcık të Kahramanmaras, kufiri mes Turqisë dhe Sirisë, shihet se shkatërrimet janë të rënda ndërsa dhe numri i viktimave është i madh.

Vendi është tronditur nga dhjetëra pas lëkundje teksa 3 kanë qenë të fuqishme, përkatësisht 7.7, 6.5 dhe 7.5 ballë. Deri tani numri i viktimave numërohet në mbi 1000, teksa pritet që bilanci të rëndohet pasi ende qindra banorë janë poshtë rënojave.