Disa pamje të reja janë zbuluar në lidhje me vdekjen e pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein.

Sipas “Daily Mail”, pamjet tregojnë momentin kur rojet e burgut gjetën Epstein të vdekur në qeli, pasi ai kishte kryer vetëvrasje. Epstein po mbahej në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York për trafikim seksual në kohën e vdekjes së tij më 10 gusht 2019. Ai u gjet pa ndjenja në qelinë e tij herët atë mëngjes nga rojet e burgut. Pasi u përpoqën të kryenin CPR, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qendrës së Nju Jorkut, ku u shpall i vdekur. Mjeku ligjor i qytetit të Nju Jorkut dha vlerësimin se vdekja e Epstein ishte një vetëvrasje me varje.

Por rrethanat rreth vdekjes së tij kanë nxitur teori të mëdha konspiracioni, duke pretenduar se ai nuk ka vdekur, por në qeli u vendos një tjetër kufomë dhe Epstein u largua i lirë.