Donald Trump humbi qetësinë me një gazetare femër, e cila e pyeti për ligjvënësit republikanë që votuan për publikimin e dosjeve të Epstein.
Presidenti, i cili po përballet me presion në rritje nga ligjvënësit në partinë e tij që Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dokumentet hetimore që lidhen me miliarderin pedofil, u pyet nga gazetarët në bordin e “Air Force One”.
Gazetarja e Bloomberg, Catherine Lucey, po i Trumpit një pyetje në lidhje me Epsteinin përpara se Presidenti të acarohej.
“Pusho, pusho derr!”-, i tha Trump gazetares ndërsa ajo qëndronte larg kamerave gjatë një sesioni për shtyp më 14 nëntor.
Incidenti nuk ishte hera e parë që Trump sulmoi këtë gazetare. Të dielën, ndërsa fliste me gazetarët jashtë” Air Force One”, Trump iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me intervistën e Tucker Carlson me Nick Fuentes. Presidenti fillon të bëjë komentet e tij, por ndërpritet nga i njëjta gazetare Bloomberg, gjë që çon në një shpërthim të papritur: “A do të më lini të përfundoj deklaratën time?”
“Ti je më e keqja! Je me Bloomberg-un, apo jo? Ti je më e keqja! Nuk e di pse të kanë pranuar këtu fare.”- tha Trump.
