Një video e publikuar e Elon Musk dhe Giorgia Meloni ka marrë vëmendjen e publikut. Në videon e publikuar e cila dukej jo e zakonshme shfaqen Musk dhe Meloni duke u puthur.

Por sigurisht diçka e tillë nuk është e vërtetë. Media italianie LaStampa ka shkruar një artikull ku ka sqaruar se videoja virale është krijuar nga inteligjenca artificiale (AI).

Kjo video u publikua pas takimit mes tyre me rastin e rihapjes së katedrales Notre Dame, ku morën të gjithë liderët botërorë.