Një episod i pazakontë është regjistruar pas takimit mes udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në kuadër të festimeve në Pekin për përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Menjëherë pasi takimi përfundoi, kamerat kapën momentin kur stafi i Koresë së Veriut hyri në dhomë dhe pastroi me kujdes të gjitha mobiliet që Kim kishte prekur, ndërsa morën me vete edhe gotën nga e cila ai kishte pirë.

Veprimi i pazakontë ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij rituali, që nga masat ekstreme të sigurisë, e deri tek shmangia e mundësisë së marrjes së gjurmëve të ADN-së së liderit korean.