Një grua britanike ka rënë në prangat e policisë, sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Kardifit, Uells. 53-vjeçarja Lisa Regan u arrestua pasi akuzohet se së bashku me bashkëshortin e saj Phillip Jones, drejtonin një rrjet trafiku droge me qendër në një kafene në pronësi të tyre.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë publikuar dhe pamjet nga momenti i ndalimit, ku ajo shfaqet e befasuar kur i afrohen efektivët.  Detektivët gjetën gjithashtu pamje nga telefoni që tregonin pamje të Jones duke ndarë një kilogram kokainë.