Një video e Sekretarit të Thesarit të SHBA-së Scott Bessent, i cili thirret nga Presidenti Donald Trump në mes të një interviste, dhe më pas kthehet me zërin që i dridhet, po bën xhiron e rrjetit.
Klipi i postuar në X, tregon Bessent të ulur me gazetarin Wilfred Frost nga “Sky News” për një intervistë normale, megjithatë, sapo Frost hap gojën për të bërë një pyetje, një grua jashtë kamerës ndërpret.
“Më vjen keq që të ndërpres, por presidenti të kërkon”, thotë ajo, duke tërhequr një vështrim të tronditur si nga Bessent ashtu edhe nga gazetari.
“Presidenti të do menjëherë”, vijon ajo. Anëtarët e ekipit menjëherë ndërhynë dhe i hoqën mikrofonin Bessent, i cili i kërkoi falje gazetarit përpara se gruaja të thoshte se sekretari do të mungonte vetëm për 10 minuta. “Aspak problem”, përgjigjet Frost. “Shihemi së shpejti, zoti Sekretar”, shton ai ndërsa Bessent bën shaka se mund ta fusë fragmentin në intervistën e plotë.
Një video e Sekretarit të Thesarit Scott Bessent, i cili thirret nga Presidenti Donald Trump në mes të një interviste, dhe më pas kthehet me një zë të dridhur, u bë virale brenda natës. Nga videoja kuptohet se Bessent u largua nga intervista në orën 10:22 të mëngjesit dhe u kthye në orën 12:07.
“Zoti Sekretar, duhet të them se është hera e parë, jam i sigurt edhe e fundit, që një i intervistuar është tërhequr për të shkuar në Dhomën e Situatave”, deklaroi Frost pasi intervista filloi sërish.
“Si është presidenti? A ishte i stresuar?”, e pyeti ai Besentin.
“Jo, presidenti është me humor të shkëlqyer. Misioni iranian po vazhdon dhe po ecë më mirë se pritej. Dhe duhet t’ju them, Wilf, se kam një djalë adoleshent që po mendon shërbimin ushtarak”, tha Bessent.
“Mund t’i jap këtij ekipi komplimentin tim më të lartë nga Presidenti Trump për kreun e Shtabit të Përbashkët deri te Sekretari i Luftës. Do t’i besoja jetën e fëmijës tim në duart e tyre”, tha Bessent me tonin e zërit që dukej qartë që kishte ndryshuar.
Disa përdorues në mediat sociale spekuluan se sekretari u tërhoq nga intervista për shkak të diçkaje në Iran, megjithatë, Bessent nuk foli për arsyen. Gazeta “The Mirror U.S.” kontaktoi Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Thesarit për komente.


