Rusia pranon përdorimin e sistemit të armëve termobarike në Ukrainë, thotë Britania e Madhe. Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar përdorimin e sistemit të armëve TOS-1A në Ukrainë, i cili shfrytëzon fuqinë e raketave termobarike, thanë shërbimet e Inteligjencës së Britanisë.
“Ministria e Mbrojtjes ruse ka konfirmuar përdorimin e sistemit të armëve TOS-1A në Ukrainë. TOS-1A përdor raketa termobarike, duke krijuar efekte ndezëse dhe shpërthimi. Shikoni videon më poshtë për më shumë informacion rreth kësaj arme dhe ndikimit të saj shkatërrues”, shkruan ministria e Mbrojtes së Britanisë së Madhe.
The Russian MoD has confirmed the use of the TOS-1A weapon system in Ukraine. The TOS-1A uses thermobaric rockets, creating incendiary and blast effects.
Watch the video below for more information about this weapon and its devastating impact.
?? #StandWithUkraine?? pic.twitter.com/d8PLQ0PhQD
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 9, 2022