Andrew Tate dhe vëllai i tij u arrestuan mbrëmjen e djeshme nga autoritetet rumune, nën akuzë për përdhunim, trafikim njerëzor dhe vepra të krimit të organizuar.
Policia u fut në shtëpinë e tij luksoze ditën e djeshme dhe pamjet po qarkullojnë në çdo rrjet social.
36-vjeçari i famshëm i tik tok-ut, u ndalua për 24 orë së bashku me vëllain e tij Tristan si pjesë e hetimit penal, thanë prokurorët rumunë pas bastisjeve në vilën e tij dhe pronat e tjera pranë Bukureshtit, raporton DailyMail.
Andrew Tate and his brother Tristan have been reportedly arrested by Romanian authorities in human trafficking investigation
— Dexerto (@Dexerto) December 29, 2022
Prokurorët thanë se vëllezërit janë të dyshuar në një rrjet të dyshuar të krimit të organizuar që shfrytëzonte seksualisht të paktën gjashtë gra, të cilat ishin rekrutuar, strehuar dhe detyruar të kryenin video pornografike për shitje në internet.
Andrew dhe Tristan Tate janë të dy shtetas të dyfishtë të SHBA dhe Britani. Vëllezërit kanë lindur nga një baba amerikan dhe nënë britanike dhe janë rritur pjesërisht në të dy vendet. Policia tha se dy të dyshuarit britanikë joshën viktimat femra duke përdorur ‘metodën e dashurisë’, duke deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe qëllimin e tyre për t’u martuar me to.
Viktimat më pas u transportuan në ndërtesat në qarkun Ilfov në periferi të Bukureshtit, ku u ‘shfrytëzuan seksualisht’ dhe u detyruan të performonin në video pornografike për t’u shpërndarë në mediat sociale, thuhet në deklaratën e policisë.
Policët thonë se të dyshuarit përdorën ‘dhunë fizike dhe detyrim mendor’ për t’i detyruar gratë të përmbushin kërkesat e tyre, duke përfshirë ‘kanosjen, mbikëqyrjen e vazhdueshme.
Are you ready to generate the velocity needed to escape the Matrix?
We are waiting for you.
Join: https://t.co/YPRqVWGqxw pic.twitter.com/sXyCgOfwvt
— Andrew Tate (@Cobratate) December 22, 2022