Një aksident i rëndë ka ndodhur në Adana të Turqisë, kur shoferi 27-vjeçar i një minibusi ra në gjumë në timon dhe u përplas në një mur, duke plagosur të paktën shtatë persona. Sipas mediave vendase, aksidenti ndodhi në rrugën “Yaşar Doğu”, në lagjen “Yenidoğan”. Pasi automjeti u ndal, pasagjerët e lënduar dolën dhe u shtrinë përtokë. Ata u dërguan më vonë në spital nga ambulancat që nxituan në vendngjarje.
Videoja nga një kamera sigurie brenda në autobusi ka kapur momentin kur shoferi bie në gjumë në timon, humbet kontrollin e automjetit dhe përplaset me një mur. Shoferi i autobusit është arrestuar, teksa autoritetet po hetojnë incidentin.
