Një shpërthim i fuqishëm ka nodhur në një strukturë ushtarake për eksplozivë në Tennessee. Mediat lokale raportojnë se shumë persona janë të zhdukur dhe disa të tjerë kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në një fabrikë të kompanisë Accurate Energetic Systems, e vendosur në zonën Bucksnort, pranë qytetit McEwen, rreth një orë në jug të qytetit Nashville.
“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në fabrikën e Accurate Energetic Systems në zonën Bucksnort. Shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përballuar situatën”, njoftoi zyra e Sherifit të Qarkut Hickman.
Sipas faqes zyrtare të kompanisë, Accurate Energetic Systems ofron produkte dhe zgjidhje të avancuara për sektorët e mbrojtjes, industrisë ajrore dhe shpërthimeve, dhe ndodhet rreth katër milje nga zona më e populluar e Nashville.
Banorët aty pranë kanë deklaruar për CBS News se shpërthime të fuqishme kanë dëgjuar Gentry Stover, i cili jeton afër Accurate Energetic Systems ku ndodhi shpërthimi, thotë: “Mendova se shtëpia ishte shembur bashkë me mua brenda saj.”